RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedia bëhet vend “pa duhan”, shkalla e duhanpirjes bie nën 5 për qind

suedia-behet-vend-“pa-duhan”,-shkalla-e-duhanpirjes-bie-nen-5-per-qind

Suedia ka arritur objektivin e saj për të pasur më pak se 5 për qind të popullsisë që pinë duhan rregullisht, duke u bërë efektivisht një vend “pa duhan”, raportoi sot Radio Suedia, transmeton Anadolu.

Këshilli Suedez për Informim mbi Alkoolin dhe Drogat e Tjera e ka konfirmuar këtë arritje, duke deklaruar se vendi tani ka përmbushur objektivin e tij afatgjatë të shëndetit publik për vitin 2025.

Në fillim të viteve 1980, më shumë se 30 për qind e suedezëve pinin duhan në bazë ditore, theksoi këshilli.

Kjo ulje përfaqëson një rënie të vazhdueshme gjatë disa dekadave, ndërsa politikat e shëndetit publik dhe ndryshimi i zakoneve shoqërore kanë kontribuar në rënien e normave të pirjes së duhanit në gjithë vendin.

Related posts

Austria përballet me vërshime pas të reshurave rekord

Muhamet Ramadani

Mustafi publikon pamje të xhandarmërisë serbe në Luginë të Preshevës

Muhamet Ramadani

Komplotet për vrasjen e zyrtarëve, Zelensky urdhëron spastrimin e gardës shtetërore

admin