RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina nënshkruan kërkesën për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

ukraina-nenshkruan-kerkesen-per-anetaresim-te-pershpejtuar-ne-nato

Presidenti ukrainas Zelensky ka kërkuar përshpejtimin e antarësimit të Kievit në NATO.

Presidenti Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar përmes Telegram.

“Në fakt, ne jemi tashmë në NATO. Ne kemi demonstruar tashmë përputhshmëri me standardet e Aleancës”, standarde që janë reale për Ukrainën, reale në fushën e betejës dhe në të gjitha aspektet e ndërveprimit tonë’’, shtoi ai.

‘’Ne i besojmë njëri-tjetrit, ne ndihmojmë njëri-tjetrin dhe ne mbrojmë njëri-tjetrin. Kjo është Aleanca”, tha Zelensky në një video të postuar në profilin e tij.

“Në fakt. Sot Ukraina po kërkon ta bëjë këtë ‘’de jure’’. Në mënyrë të përshpejtuar. Ne bëjmë hapin tonë vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, përsëriti presidenti ukrainas. /atsh

 

Related posts

Nxirret në sipërfaqe vetura me targa të Kosovës, konfirmohen 2 trupa njerëzish brenda

admin

Turqia dërgon mbi 2.400 tonë ndihma humanitare për Sudanin e shkatërruar nga lu’fta

admin

“Po përpiqemi ta kuptojmë”- NATO reagon për largimin e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania: Evropa tani të investojë më shumë në mbrojtje!

admin