RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Suedia i merr shumë seriozisht kushtet e Memorandumit Trepalësh”

“suedia-i-merr-shume-seriozisht-kushtet-e-memorandumit-trepalesh”

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström tha se i marrin shumë seriozisht kushtet e Memorandumit Trepalësh të nënshkruar më 28 qershor mes Suedisë, Turqisë dhe Finlandës (për anëtarësimin në NATO), transmeton Anadolu Agency (AA).

Billström i cili ndodhet në SHBA për të zhvilluar një takim trepalësh me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministrin e Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, dha një deklaratë për agjencinë e lajmeve të vendit të tij TT.

Lidhur me marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Turqisë dhe Finlandës në Samitin e NATO-s në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, ministri Billström tha: “I marrim shumë seriozisht kushtet e memorandumit trepalësh. Po përpiqemi të zbatojmë angazhimet tona ndërsa bëhet fjalë edhe për një përparim në pjesë të ndryshme të marrëveshjes”.

Ai tha se se siguria në botë po kalon ditë të vështira dhe se për këtë arsye Suedia dhe Finlanda duhet të hyjnë në NATO sa më parë.

Related posts

Policia e Berlinit shuan me forcë protestën propalestineze, sulmon një grua

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet në Serbi dhe votimi i serbëve nga Kosova, KFOR: Jemi të gatshëm të ofrojmë siguri dhe liri të lëvizjes

Muhamet Ramadani

Druajtjet për sulme të nga mundshme nga Iran dhe aleatët e tij, SHBA-ja njofton dërgimin e një nëndetëseje në Lindjen e Mesme

admin