RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedia lejon praninë e përkohshme të trupave të NATO-s

suedia-lejon-pranine-e-perkohshme-te-trupave-te-nato-s

Suedia do të lejojë që trupat dhe armët e NATO-s të vendosen në territorin suedez, në baza të përkohshme, për të rritur nivelin e ndërveprimit të mbrojtjes suedeze, thane per gazetën suedeze “Dagens Nyheter”, kryeministri suedez, Ulf Kristersson dhe ministri i Mbrojtjes, Pål Jonsson.

“Vendimi është marrë nga qeveria për shkak të situatës së rëndë, që synon forcimin e partneriteteve të mbrojtjes”, shkruajnë ata.

“Në këtë situatë, bashkëpunimi me vendet e NATO-s është thelbësor për mbrojtjen tonë, si para dhe pas anëtarësimit të Suedisë”, thanë ata.

Vendimi i qeverisë do të bënte gjithashtu të mundur rritjen e aftësive logjistike dhe lejimin e instalimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore. /atsh

Related posts

Analiza/ Lindja e Mesme mund të jetë tërhequr nga pragu i një lufte rajonale, por…

admin

Diplomati izraelit: Dënimet “boshe” të Evropës vetëm e fuqizojnë Izraelin

Kushtrim Guraj

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

admin