RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suella Braverman e vendosur për dëbimin e emigrantëve, shkon në Ruanda për marrëveshjen

suella-braverman-e-vendosur-per-debimin-e-emigranteve,-shkon-ne-ruanda-per-marreveshjen

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman do të shkojë në Ruanda për marrëveshjen prej 140 milionë paundësh e Britanisë për dërgimin e azilkërkuesve andej nga kanë ardhur.

Braverman do të riafirmojë angazhimin e saj në marrëveshjen e arritur në prill 2022 nga paraardhësja e saj Priti Patel, e cila deri më tani nuk ka arritur të arrijë qëllimin e qeverisë për të penguar kalimet e paligjshme me gomone.

“Ruanda është një vend dinamik me një ekonomi të lulëzuar. Më ka pëlqyer ta vizitoj vetë, dy herë, dhe mezi pres ta vizitoj sërish,” tha Braverman.

Kjo e fundit do të takohet me politikanë të lartë të Ruandës dhe do të vizitojë objektet e ngritura si pjesë e Partneritetit të Migracionit dhe Zhvillimit Ekonomik, i cili është pjesë integrale e projekt- ligjit të ri të migracionit të paligjshëm. /joq

Related posts

Turqi, qentë e kërkim-shpëtimit u bënë shpresë e qindra jetëve nën rrënoja

admin

Përmbytjet në Libi, autoritetet do të fillojnë kompensimin e të prekurve

rezart morina

Irani bën thirrje për “hetim ndërkombëtar” për përdorimin e armëve të ndaluara nga Izraeli

rezart morina