RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulm i armatosur në Afganistan, të paktën 11 të vrarë në një zonë pikniku

sulm-i-armatosur-ne-afganistan,-te-pakten-11-te-vrare-ne-nje-zone-pikniku

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pasi persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj civilëve në një zonë pikniku në perëndim të Afganistanit.

Ngjarja ndodhi të premten në distriktin Enjil të provincës Herat. Fillimisht, autoritetet raportuan për katër viktima, por më vonë u konfirmua se edhe shtatë persona të plagosur rëndë kanë ndërruar jetë.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, sulmi u krye nga persona të paidentifikuar që lëviznin me motoçikleta. Ata hapën zjarr pranë fshatit Deh Mehri, një zonë që zakonisht frekuentohet nga shumë njerëz gjatë ditëve të pushimit.

Viktimat, të cilët i përkisnin komunitetit mysliman shiit, kishin shkuar në një faltore lokale për piknik. Ky komunitet përbën pakicë në Afganistan dhe ka qenë shpesh objekt sulmesh në të kaluarën.

Sipas autoriteteve lokale, trupat e katër viktimave dhe 15 të plagosurit, përfshirë dy gra, u dërguan në spitalin rajonal të Heratit.

Një i dyshuar është arrestuar nga forcat e sigurisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /mesazhi

Related posts

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës prej 21.4%

RTI

Papa Françesku nuk merr pjesë në procesionin e së Premtes së Mirë. Njoftimi i rëndësishëm i Vatikanit për shëndetin e tij në vigjilje të Pashkëve

admin

Protestuesit izraelitë bllokojnë sërish kamionët me ndihma për në Gaza

Muhamet Ramadani