RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulm ‘masiv’ gjatë natës në Kryvyi Rih

sulm-‘masiv’-gjate-nates-ne-kryvyi-rih

Zyrtarët ukrainas janë shprehur se qyteti qendror i Kryvyi Rih – vendlindja e Presidentit Zelensky – pësoi një sulm “masiv” me raketa gjatë natës dhe se sulmet ajrore goditën disa ndërtesa civile, duke përfshirë një bllok apartamentesh pesë-katëshe.

Kryetari i bashkisë së qytetit paralajmëroi se njerëzit mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja.

Serhiy Lisak, guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk ku ndodhet Kryvyi Rih, ndau një foto në Telegram, e cila tha ai tregonte dëmin e shkaktuar nga sulmi i Rusisë gjatë natës në qytet.

“Ka të vrarë dhe të plagosur”, shkroi ai, duke u kërkuar njerëzve që të mos injorojnë alarmet e sulmeve ajrore pasi situata ishte ende “e rrezikshme”. /syri

Related posts

Ministria e Financave sërish me thirrje për përfituesit e skemave pensionale

Muhamet Ramadani

Kolonët hebrenj vrasin një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor

admin

Hovenier: SHBA-ja nuk e mbështet as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”

admin