Një sulm me thikë ka ndodhur në Mançester, ku mësohet se një grua 43-vjeçare është vrarë ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë lëndime të rënda. Në lidhje me ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar autorin e dyshuar, një 22 vjeçar. Sipas dëshmitarëve, autori kishte njohje me viktimat dhe rasti po trajtohet si një incident i izoluar.