RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmet ajrore izraelite goditën Gazën disa orë pas lëshimit të raketave në Izrael

sulmet-ajrore-izraelite-goditen-gazen-disa-ore-pas-leshimit-te-raketave-ne-izrael

Ushtria izraelite ka nisur sulmet ajrore në Gazën e rrethuar, tha një gazetar i AFP-së, pasi raketat u hodhën nga territori në Izrael rreth dy orë më parë.

Menjëherë pas orës 04:00 GMT (6:00 e mëngjesit me orën lokale) të enjten, tymi i zi u ngrit mbi një nga vendet e synuara në veri të qytetit të Gazës.

Në një deklaratë të dërguar për shtyp pak minuta më vonë, ushtria izraelite tha se “po kryente sulme në Rripin e Gazës”.

Disa orë më parë, sirenat u dëgjuan në jug të Izraelit mes një mori raketash që thuhet se vinin nga Gaza veriore.

Të mërkurën, forcat izraelite vranë njëmbëdhjetë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke shkaktuar zemërim dhe premtime për hakmarrje në të gjithë Palestinën. /mesazhi

Related posts

Ukraina: Rusia po përgatit 100,000 trupa për sulm pranë Kharkiv

admin

64 raste të reja me COVID-19, numri i rasteve aktive shkon në mbi 300

admin

Italia dënon ndalimin e flotiljes nga Izraeli: Të lirohen menjëherë aktivistët tanë

Hevzi