RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmet e Izraelit në Gaza: 60 për qind e të plagosurve janë gra dhe fëmijë

sulmet-e-izraelit-ne-gaza:-60-per-qind-e-te-plagosurve-jane-gra-dhe-femije

Rreth 60 për qind e të plagosurve në sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës janë gra dhe fëmijë. Zëvendësministri palestinez i shëndetësisë në Rripin e Gazës, Yusuf Abu al-Rish, tha se të gjithë shtretërit në spitalet e Gazës janë plot dhe se së shpejti do t’u mbarojnë ilaçet dhe furnizimet mjekësore.

“Rreth 60 për qind e të plagosurve në bombardimet izraelite të Rripit të Gazës janë gra dhe fëmijë,” tha Al-Rish.

Situata u përshkallëzua në Rripin e Gazës pas sulmeve nga grupi palestinez Hamas në qytetet izraelite të shtunën. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme masive ajrore në Gaza.

Të paktën 1.055 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës.

Që nga 7 tetori janë plagosur 5.184 persona.

Të paktën 1.200 njerëz kanë vdekur në sulmet nga Gaza në Izrael.

Related posts

Siri, parada ushtarake në disa provinca për të shënuar njëvjetorin e rënies së regjimit të Assadit

RTI

OKB-ja paralajmëron për vazhdimin e ngjarjeve të dhunshme kundër civilëve në Sudan

Muhamet Ramadani

Emërimi i një zyrtareje që votoi kundër njohjes së Kosovës shkakton debat në Mal të Zi

Muhamet Ramadani