RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmet e Izraelit në Gaza vazhdojnë në ditën e pestë

sulmet-e-izraelit-ne-gaza-vazhdojne-ne-diten-e-peste

Përderisa vazhdojnë në ditën e pestë sulmet ajrore të Izraelit kundër Rripit të Gazës nën bllokadë, grupet e armatosura palestineze kundërpërgjigjen duke lëshuar raketa në drejtim të Izraelit, raporton Anadolu.

Sipas gazetarit të AA-së në Gaza, mësohet se avionë luftarakë izraelitë natën kanë kryer sulme ajrore ndaj disa shtëpive në zona të ndryshme të Gazës. Në sulme u shkatërruan plotësisht 3 ndërtesa ndërsa u dëmtuan disa banesa duke u vendosur në objektiv në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nga autoritetet palestineze nuk është bërë ende deklaratë nëse ka apo jo të vdekur ose të plagosur në sulmet e fundit. Ndërkohë në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite pretendohet se në sulmet ajrore në Rripin e Gazës janë goditur objektivat e Lëvizjes Palestineze Xhihadi Islamik.

Në deklaratë thuhet se janë shënjestruar disa pozicione raketore nëntokësore të Brigadës Al-Quds, krahut ushtarak të Xhihadit Islamik. Gjithashtu sipas deklaratës thuhet se janë kryer sulme kundër emrave të stafit drejtues të Xhihadit Islamit, ndaj emrave si Halid Azzam dhe Muhammed Ebu el-Ata.

Në anën tjetër grupet e armatosura palestineze, në përgjigje të sulmeve edhe në ditën e pestë kanë vazhduar të lëshojnë nga Rripi i Gazës raketa ndaj njësive të vendbanimeve në Izrael. Në rajonin izraelit Sderot pranë kufirit me Gazën dhe në disa vendbanime të tjera të Izraelit kundër goditjeve me raketa janë aktivizuar sirenat paralajmëruese.

– Çfarë ka ndodhur?

Ushtria izraelite mëngjesin të martës së 9 majit filloi sulme kundër Gazës nën bllokadë duke mbrojtur idenë se ka vendosur në objektiv stafin drejtues të Lëvizjes Xhihadi Islamik.

Në sulmet izraelite deri më tani kanë humbur jetën 33 palestinezë, përfshirë 6 fëmijë dhe 3 gra, ndërsa janë plagosur edhe 90 të tjerë përfshirë 32 fëmijë dhe 17 gra. Në mesin e atyre që janë vrarë në sulmet e ndërmarra nga Izraeli në Gaza, përfshihen edhe 6 emra nga stafi drejtues i Xhihadit Islamik.

Ndërsa grupet palestineze, ndaj këtyre sulmeve janë kundërpërgjigjur duke lëshuar nga Gaza drejt Izraelit mbi 1.000 raketa dhe predha mortajash.

Related posts

OKB: Turqia mund të dërgojë ekipe shpëtimi në Afganistan

admin

Orban, Vuçiç dhe Dodik ndjekin stërvitjet ushtarake serbe në Batajnicë – VIDEO

admin

Gjermani – Zbulohen dy stacione policore të paligjshme kineze

admin