RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmet izraelite në Gaza: 122 palestinezë të vrarë dhe 256 të plagosur në 24 orët e fundit

sulmet-izraelite-ne-gaza:-122-palestineze-te-vrare-dhe-256-te-plagosur-ne-24-oret-e-fundit

Të paktën 122 palestinezë janë vrarë dhe 256 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit ndërsa forcat izraelite vazhduan sulmet e tyre në Rripin e Gazës, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar, transmeton Anadolu.

“Okupacioni izraelit kreu 12 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke rezultuar në 122 viktima dhe 256 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

Numri i të vrarëve palestinezë nga sulmet e vazhdueshme të ushtrisë izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 22.722, ndërsa 58.166 janë plagosur, shtoi ministria.

Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Zyrtarët izraelitë thonë se në sulmin e Hamasit janë vrarë rreth 1.200 izraelitë.

Sulmet izraelite e kanë kthyer Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur, të cilët përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Related posts

Roja Bregdetare Turke shpëtoi 91 emigrantë të parregullt të shtyrë nga forcat greke

rezart morina

Pirc Musar në Shkup: Edhe Sllovenia ndryshoi Kushtetutën

admin

Presidenti Erdoğan dhe Zonja e Parë vizitojnë të shtruarit në spital

rezart morina