RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmi kibernetik, rikthehet në funksion faqja e INSTAT

sulmi-kibernetik,-rikthehet-ne-funksion-faqja-e-instat

Faqja zyrtare e INSTAT, e cila ishte hakeruar nga hakerat iranianë, është rikthyer në funksionalitet të plotë.

Grupi i hakerave iraniane “Homeland Justice” sulmoi faqen e INSTAT më 31 janar, ku pas hakerimit, webfaqja nuk ishte më e aksesueshme për qytetarët.

INSTAT njoftoi në 31 janar se sistemet e saj informatike ishin objekt i një sulmi kibernetik të sofistikuar, ndaj reagoi me shpejtësi dhe profesionalizëm për të parandaluar dhe minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi.

INSTAT ndërpreu menjëherë lidhjet e internetit dhe aktivizoi protokollet e emergjencës për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacioneve statistikore.

Po ashtu, INSTAT siguroi publikun se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim. /atsh

Related posts

Qeveria e Viktor Orban mohon se mjetet shpërthyes në Liban të jenë prodhuar në Hungari

admin

Përmbytjet në Brazil, 55 të vdekur dhe dhjetëra ende të zhdukur

admin

Belgjika mirëpret përpjekjet për të “qetësuar tensionet” në Lindjen e Mesme

Hevzi