Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media ka folur lidhur me atë pse Bashkimi Evropian nuk ka ndërmarr masa ndaj Serbisë lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit, që ka ndodhur më 24 shtator 2023
Stano në këtë konferencë për media sulmit të 24 shtatorit në Banjskë i është referuar si incident.
“… Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare dhe nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës. Autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë”, tha Stano.
Ai tutje shtoi se një raport i tillë nuk është dorëzuar ende dhe nuk mund të vazhdojnë pa e pasur raportin e hetimit. /Telegrafi/
The post Sulmi në Banjskë, Stano: Nga Kosova nuk kemi marrë një raport të hetimeve first appeared on Radio Televizioni Iliria.