RTV AHIRETI
Lajme

Sulmohen me raketa bazat e SHBA-së në Siri

sulmohen-me-raketa-bazat-e-shba-se-ne-siri

Sulme me raketa janë kryer përreth fushave të gazit Omer dhe Kuniko ku janë vendosur forcat e SHBA-së në qytetin Deir ez-Zor në lindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale, mësohet se sulmet me raketa ndaj fushave të gazit Omer dhe Kuniko ku janë vendosur forcat amerikanë janë kryer nga zonat ku tregojnë prani grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane në Deir ez-Zor.

Gjatë sulme nuk ka pasur ndonjë dëmtim në fushat e gazit.

Ndërsa forcat amerikane kanë kryer goditje me artileri dhe raketa në drejtimin nga erdhën raketat.

Territoret e Deir ez-Zor që mbesin në lindje të Lumit Eufrat, ndodhen nën pushtimin e organizatës terroriste me mbështetje amerikane YPG/PKK, ndërsa qendra e qytetit dhe zonat rurale të saj ndodhen nën kontrollin e regjimit të Asadit dhe grupeve me mbështetje iraniane.

Rajonet në Deir ez-Zor ku grupet terroriste të mbështetura nga SHBA-ja dhe Iranit tregojnë prani, janë vënë në shënjestër shpesh kohët e fundit.

Related posts

Anija amerikane ankorohet në brigjet e Rripit të Gazës

admin

Zelenskyy: Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA në Abu Dhabi “konstruktive”, mund të vazhdojnë javën e ardhshme

Muhamet Ramadani

Kina shënon fundin e pandemisë ndërsa protestuesit “po zhdukën”

Muhamet Ramadani