Një autobus nga Kosova është sulmuar mbrëmë me gurë në Serbi.
Rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën Nish-Leskov, kur autobusi i kompanisë “Turist Kosova e Re” po kthehej nga Zvicra për në Kosovë.
Në një prononcim për lajmi.net, nga kjo kompani kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga rasti.
“Lajmi është i vërtetë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 deri sa kemi qenë duke u kthyer nga Zvicra në Kosovë. Kanë qenë dy persona të maskuar të cilët kanë hedhur gurë”, kanë thënë nga kjo kompani.
Sipas informacioneve të deritanishme, asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar.