RTV AHIRETI
Shëndetësi

A është stresi ngjitës?

a-eshte-stresi-ngjites?

A na nervozojnë edhe neve njerëzit nervozë? Po, dhe këtë e thotë tashmë edhe shkenca: stresi është ngjitës. Sjellja plot ankth e një anëtari të familjes, një kolegu në punë, por edhe i një të panjohuri në rrugë, mund të transmetohet tek të tjerët njëlloj si një virus, veçanërisht tek njerëzit empatikë, pra që i perceptojnë shumë shpejt ndjenjat dhe gjendjen shpirtërore të të tjerëve.

Kjo është vërtetuar në një studim të Institutit Maks Plank në Lajpcig dhe Universitetit të Dresdenit në Gjermani. Studiuesit i detyruan disa vullnetarë të vëzhgonin njerëz të tjerë, ndërsa këta të fundit i nënshtroheshin situatave të tensionuara psikologjike.

Më pas ata matën nivelet e tyre të kortizolit. Hormoni i stresit ishte rritur me 26 për qind tek vëzhguesit. Dhe në rast se kishte një marrëdhënie intime me personin që gjendej nën presion, përqindja e rasteve në të cilat kishte një rritje të hormonit rritej në 40 për qind.

Pse? Ky efekt “viral” i stresit ndodh për shkak të ndjeshmërisë, gjë që çon në identifikimin me atë që është duke përjetuar personi i stresuar. Dhe kjo është e vërtetë edhe kur ky i fundit shihet në një video. Sipas studiuesve, u pa se edhe filmat me shumë suspansë dhe shfaqjet televizive mund të rrisin nivelet e stresit të shikuesve.

Cila është zgjidhja?

Në të tilla raste zgjidhja është më se e dukshme: shmangni takimet (madje për shumë kohë dhe nëse është e mundur) me njerëz që po kalojnë një periudhë stresuese. Megjithatë, sipas një studimi, nëse 2 persona të stresuar bisedojnë me njëri-tjetrin, ata mund të relaksohen.

Në një studim nga USC Marshall School of Business në Shtetet e Bashkuara, 52 studentë të cilëve iu desh të përballeshin me një test shumë stresues, u ftuan që të përballeshin me njëri-tjetrin. Dhe pasi ndanë të gjitha shqetësimet, u pa se niveli i tyre i kortizolit kishte rënë ndjeshëm.

Related posts

8 shenja që tregojnë se keni mungesë vitaminash

admin

Kujdes nga çajet për dobësim! Çfarë pasojash negative mund të sjellin në organizëm?

admin

Sa kalori digjni duke ecur për një orë

admin