RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmues i maskuar vret 2 punonjës banke në shtetin amerikan Kentucky, autori në arrati

sulmues-i-maskuar-vret-2-punonjes-banke-ne-shtetin-amerikan-kentucky,-autori-ne-arrati

Dy punonjës banke u vranë me armë zjarri nga një sulmues i maskuar gjatë një grabitjeje në shtetin amerikan Kentucky, ndërsa i dyshuari ndodhet ende në arrati, transmeton Anadolu.

Policia Shtetërore e Kentucky-t tha se i dyshuari hyri në një degë të bankës US Bank në rrugën Chestnut në Berea të enjten dhe qëlloi për vdekje dy punonjës përpara se të largohej nga vendngjarja.

“Ne e kuptojmë se qytetarët e Bereas dhe të qarkut Madison janë të frikësuar tani, dhe ne jemi të shqetësuar për ta”, tha zyrtari i Policisë Shtetërore të Kentucky-t, Scottie Pennington, duke shtuar: “Ne duam të bëjmë më të mirën për ta gjetur këtë person dhe për ta sjellë përpara drejtësisë”.

Autoritetet thanë se mbetet e paqartë nëse i dyshuari ka vjedhur diçka apo si është larguar dhe u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë vigjilentë, të mbyllin dyert dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

“Nuk duam që kjo të çojë në viktima të tjera. Shpresojmë që ai thjesht të dorëzohet”, tha Pennington.

Related posts

Frikë për sulme të reja nga SHBA, Irani mbyll hapësirën ajrore në pjesën perëndimore

admin

SHBA lehtëson licencat për rishitjen e naftës venezueliane për përdorim në Kubë

admin

Mësohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Muhamet Ramadani