RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku drejton meshën tradicionale të Krishtlindjeve në Vatikan

papa-francesku-drejton-meshen-tradicionale-te-krishtlindjeve-ne-vatikan

Me rastin e festës së Krishtlindjeve në të cilën nga të krishterët festohet lindja e Profetit Isa (Jezu Krishtit), në Vatikan u mbajt një meshë e drejtuar nga kreu shpirtëror i katolikëve, Papa Françesku, raporton Anadolu Agency (AA).

Mesha e Krishtlindjeve e cila në dy vitet e fundit mbahej në mënyrë të kufizuar për shkak të COVID-19 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, këtë vit ajo u ndoq nga rreth 7 mijë njerëz.

Papa Françesku i cili ka drejtuar për të 10-tën herë meshën e Krishtlindjeve që kur është bërë kreu i botës katolike, është vërejtur se në meshë ka marrë pjesë me karrige me rrota për shkak të dhimbjeve të gjurit në muajt e fundit.

Kreu shpirtëror i katolikëve i cili bekoi besimtarët që morën pjesë në ceremoni, në fjalën e tij përkujtoi Profetin Isa (Jezusin).

Papa në fjalën e tij paralajmëroi për lakminë në konsum dhe theksoi se për shkak të lakmisë (urisë) për pushtet dhe para, njerëzit kanë arritur në një pikë sa të konsumojnë fqinjët, madje edhe vëllezërit e tyre.

“Në Krishtlindje nuk duhet të harrohen të varfrit”, tha Papa duke thënë se mendon edhe për fëmijët e viktimizuar nga luftërat.

Pas meshës së Krishtlindjeve, Papa edhe në orët e drekës do të mbajë fjalimin tradicional “Urbi et Orbi” (Romës dhe Botës) në të cilën jep mesazhe lidhur me çështjet botërore.

Related posts

Ushtria izraelite kryen një inkursion të ri me mjete ushtarake në provincën Daraa të Sirisë

RTI

U gjet e pajisur me një kamerë, autoritetet norvegjeze zbulojnë shkakun e ngordhjes së “balenës spiune” ruse

admin

Tornadot në SHBA: Numri i të vdekurve rritet pasi stuhitë ekstreme shkatërrojnë disa shtete – VIDEO

admin