Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka suspenduar një zyrtar policor.
I njëjti dyshohet se mbrëmë në një lokal në Prizren, nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK është njoftuar për këtë rast dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për lëndim trupor dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt. Zyrtari policor i dyshuar në këtë rast ishte jashtë detyrës zyrtare dhe dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit”, kanë thënë për teve1.info nga IPK-ja.