RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Armatimi i kapur sot e bën të qartë edhe për ndërkombëtarët gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut

svecla:-armatimi-i-kapur-sot-e-ben-te-qarte-edhe-per-nderkombetaret-gjeresine-e-planit-te-serbise-per-aneksimin-e-veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se armatimi i gjetur sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në veri bënë pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës.

Ai tha se armatimi i gjetur po e qartëson për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

“Vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë. Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë. Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist”, ka shkruar ai.

Tutje ai tha se “ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës”.

Related posts

Prizren, strukturat kulturore dhe arkitekturore të periudhës Osmane tërheqin turistët vendas dhe të huaj

admin

Ukraina do ta kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

admin

Ndriçimi i fatit të të pagjeturve, kërkohet nga BE-ja që ta kushtëzojë Serbinë

admin