RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrin në 145 numri i të helmuarve në Malishevë

arrin-ne-145-numri-i-te-helmuarve-ne-malisheve

Ka shkuar në 145 numri i të helmuarve nga një lokal i ushqimit të shpejtë në Malishevë.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info drejtori i Qendrës Kryesore Mjekësore Familjare në këtë komunë, Afrim Krasniqi.

“Ka arritur në 145, pjesa më e madhe janë mjekuar këtu dhe me pas janë liruar për në shtëpi, por ka edhe nga ata që janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Pacientët kanë të vjellura, barkëqijtë, temperaturë dhe ethe”, tha Krasniqi.

Lidhur me këtë rast, policia thotë se është arrestuar pronari i lokalit, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, zyrtari për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi tha se i janë përgjigjur rastit menjëherë dhe bashkë me policinë kanë filluar inspektimin te lokali ku janë shërbyer klientët në të cilin kanë hasur higjienë jo të duhur dhe mos dezinfektim, si dhe produkte pa origjinë.

“Bashkë me policinë kemi filluar inspektimin dhe kontrollin te lokali i dyshuar ku janë shërbyer, me dyshime. Aty është zhvilluar një inspektim i detajuar përpos kontrolleve teknike sanitare, higjienike të gjitha, hapësirës dhe mjeteve të punës ka vazhduar ende marrja e mostrave të produkteve ushqimore, të cilat kanë qenë prezent aty. Pas mbledhjes së dëshmive që është arritur të sigurohet deri në orën e mesnatës lokali ka qëndruar i mbyllur, i bllombuar dhe inspektimi ka vazhduar edhe sot. E para, thash se gjendja përgjithshme teknike sanitare, higjienike ka qenë e nivelit jo të mirë. E dyta, nuk kanë pasur libreza sanitare punonjësit që kanë punuar në këtë lokal, që sipas ligjit kërkohet t’i kenë. Nuk ka pasur dezinfektim, deratizimin dhe dezinsektimin që përsëri është kriter që kërkohet që të kryhet. Po ashtu, aty janë gjetur edhe disa produktet që ne i quajmë “pa origjinë”. Ato nuk kanë pasur dokumentacion mbështetës. Ka pasur produktet që janë gatuar brenda saj kuzhine dhe këtu të gjitha janë fakte do të evidentojmë”, tha Thaçi.

Sipas tij, janë marrë pesë mostra të produkteve ushqimore, dy mostra nga sosat, një mostër nga doneri i përpunuar dhe dy mostra nga mishi i bluar, qoftë të papërpunuar dhe janë marrë 26 strisho nga hapësirat e punës mjetet e punës dhe duart e personelit.

“Të gjitha mostrat janë marrë sipas procedurës standarde operative dhe janë nisur për laboratorin e IKSHP-së në Prishtinë, ku edhe janë testuar në disa parametra. Ndërsa, pas përfundimit të mostrimit, produktet të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion janë asgjësuar. Sasia totale, 64 kg, kryesisht mish produkte mishi. Lokali nga mbrëmë është mbyllur përkohësisht deri në një vendim tjetër të organeve kompetente”, tha ai.

Related posts

Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj

rezart morina

Konfirmohet nga Qeveria, Kurti nuk merr pjesë në drekën joformale në Tiranë

admin

Ushtria e merr pushtetin edhe në një shtet tjetër afrikan

rezart morina