RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Grupi terrorist është rrethuar, koha e fundit të dorëzohen

svecla:-grupi-terrorist-eshte-rrethuar,-koha-e-fundit-te-dorezohen

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ku një person mbeti i vrarë është bërë nga një grup profesionistë i armatosur rëndë.

Sveçla në një postim në Facebook ka thënë se sulmi po vazhdon akoma ndaj Policisë së Kosovës nga pozicione të ndryshme, ndërsa që grupi i armatosur është barrikaduar brenda manastirit në Banjska.

“Grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë, kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur gjendja e të cilëve është stabile. Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme. Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth”, ka shkruar Sveçla, përcjell teve1.info

Ai ka thënë se terroristët janë rrethuar dhe është koha e fundit të dorëzohen.

“Njësitë tona policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë. Një numër i tyre janë të barrikaduar brenda manastirit në Banjska edhe sipas deklarimeve zyrtare të Dioqezës Rashkë-Prizren. Këta terroristë janë të rrethuar nga njësitë policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen”, ka thënë Sveçla.

Ai i ka shpreh ngushëllime familjarëve të Rreshterit Afrim Bunjaku dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Related posts

Rinisin përleshjet në Sudan, disa orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të ri

rezart morina

Osmani dënon kërcënimet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës: Kjo fushatë duhet ndalur

admin

Ideatorët e “Liria Ka Emër” ftojnë të gjithë qytetarët në marshin për drejtësi

admin