RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe Botë

Rama: Këmbanë alarmi, komuniteti euroatlantik të ulë pa kthim Kosovën dhe Serbinë në tryezën e dialogut

rama:-kembane-alarmi,-komuniteti-euroatlantik-te-ule-pa-kthim-kosoven-dhe-serbine-ne-tryezen-e-dialogut

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur.

Në një reagim për ngjarjen në veri të Kosovës, Rama tha se “kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë”.

“Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, u shpreh ai. /atsh

Related posts

OKB pezullon ndihmat ushqimore për Etiopinë prej ‘devijimit’ të furnizimeve, një ditë pasi SHBA bën të njëjtën gjë

admin

Mijëra demonstrojnë kundër rritjes së çmimeve dhe mosveprimit të qeverisë në Pragë

admin

Nga 1 shtatori qytetarët lejohen të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferë të Kosovës

rezart morina