RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla pas sulmit ndaj policisë në veri: Grupet kriminale duan të ngjallin frikë

svecla-pas-sulmit-ndaj-policise-ne-veri:-grupet-kriminale-duan-te-ngjallin-frike

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit me armë ndaj veturës zyrtare të Policisë së Kosovës teksa po patrullonte në veri.

Sveçla ka thënë se grupet kriminale të përkrahura nga Serbia po synojnë ta ngjallin frikë e pasiguri në Kosovë.

“Edhe njëherë, Policia e Kosovës është gjuajtur me armë zjarri. Grupet kriminale të përkrahura nga Serbia synojnë ta ngjallin një atmosferë frike dhe pasigurie duke targetuar zbatimin e ligjit”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai tha se këta persona po synojnë ta kthejnë veriun e Kosovës në një zonë pa sundim të ligjit, por sipas tij, përpjekjet e tyre do të dështojnë.

“Qëllimi i tyre përfundimtar: ta kthejnë veriun e Kosovës në një zonë të paligjshme e të udhëhequr nga kriminelët. Përpjekjet e tyre në fund do të dështojnë”, ka përfunduar Sveçla.

Related posts

Zelensky nënshkruan ligjin e ri të mobilizimit ushtarak! Rrit pagesat për ata që dalin vullnetarë, burrat i detyron që…

admin

Shefi i OKB-së mirëpret kalimin në fazën e dytë të planit për Gazën

RTI

KFOR-i konfirmon: Paqeruajtësit ukrainas po e lënë Kosovën

admin