RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla pret në takim 3 policët e liruar, MPB: Ata do të vazhdojnë të përndjeken nga Serbia

svecla-pret-ne-takim-3-policet-e-liruar,-mpb:-ata-do-te-vazhdojne-te-perndjeken-nga-serbia

Ministria e Punëve të Brendshme me një komunikatë për media ka njoftuar se ministri Xhelal Sveçla i ka pritur në takim 3 policët e liruar sot nga Serbia.
Nga kjo ministri thanë se atyre u janë konfirmuar aktakuzat nga gjykatat serbe, dhe se do të vazhdojnë të kenë probleme me drejtësinë e shtetit serb në të ardhmën.

Ata thanë se gjendja shëndetësore e policëve është e mirë.

Njoftimi i plotë:

Ministri Sveçla priti në takim tre policët e rrëmbyer nga Serbia, beteja jonë ligjore për këtë rast vazhdon.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla bashkë me menaxhmentin e Policisë së Kosovës ka pritur sot në takim tre zyrtarët policorë kufitar z. Rifat Zeka, z. Beqir Sefi dhe z. Mustafë Shema, të cilët ishin kidnapuar nga njësitet policore-ushtarake të Serbisë, brenda territorit të Republikës së Kosovës, në kohën kur ata ishin në detyrë zyrtare.

Që të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë i’u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt, çka nënkupton se ndaj të njëjtëve do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia.

Gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë por me vullnet të fortë dhe kurajë për të vazhduar detyrën në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Ministri Sveçla shprehi mbështetjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës duke theksuar përkushtimin që ky rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi. Ky rast i montuar ndaj pjesëtarëve të Policisë duhet të mbyllet pa kushte dhe në tërësi. Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj.

Related posts

Dhjetra refugjatë Rohinga vijnë në breg në veri të Indonezisë

admin

Të paktën 16 palestinezë të vrarë, ushtria izraelite vazhdon operacionin ushtarak në Bregun Perëndimor

admin

Numërohen mbi 30 për qind e votave me kusht, VV-ja në krye

Muhamet Ramadani