RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla pret në takim kryetarin e Bashkisë së Izmirit, diskutohet për sigurinë

svecla-pret-ne-takim-kryetarin-e-bashkise-se-izmirit,-diskutohet-per-sigurine

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay, gjatë vizitës së tij në Republikën e Kosovës.

Sipas Sveçlës, gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izmirit, me fokus të veçantë në fushën e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që synojnë rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Në kuadër të raporteve të shkëlqyera dhe miqësisë së veçantë që lidh vendin tonë dhe Bashkinë e Izmirit, diskutuam për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, me fokus të veçantë në fushën e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona.Theksuam rëndësinë e zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve. Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me qytetet dhe popujt tanë, në frymën e miqësisë dhe partneritetit të ndërsjellë”, ka shkruar ai në Facebook.

Related posts

Rritet presioni politik ndaj kryeministrit britanik pasi 3 ministra të tjerë japin dorëheqje

admin

Britania: Figura opozitare ruse, Alexei Navalny, është helmuar me toksinë të bretkosës helmuese në burg

Muhamet Ramadani

Irani: Gjiri i Omanit do të kthehet në “varreza” për anijet nëse ShBA-ja nuk i jep fund bllokadës

Muhamet Ramadani