RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla publikon dokument: Ushtria e Serbisë i dha lansuesin e granatave grupit që kreu sulm terrorist

svecla-publikon-dokument:-ushtria-e-serbise-i-dha-lansuesin-e-granatave-grupit-qe-kreu-sulm-terrorist

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një dokument, dëshmi sipas tij për lidhjen zyrtare me shtetit të Serbisë me grupin terroris që më 24 shtator vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla ka thënë se dokumenti është “vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës. Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit. Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, ka shkruar ai.

Sveçla gjatë ditës ka publikuar edhe një dëshmi për njërin nga të vrarët, anëtarë i grupit të terrorist.

Sipas tij, ai ka qenë Bojan Mijailoviq, turpërojë i shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Related posts

Qeveria tregon temat që do të diskutohen gjatë takimit Bislimi-Petkoviq

rezart morina

Lajçak paralajmëron ritëm më të shpejtë të dialogut Kosovë – Serbi

admin

Krasniqi dhe ambasadori turk flasin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

admin