RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla publikon video ku sipas tij, shihen serbët duke shpërndarë armë në veri

svecla-publikon-video-ku-sipas-tij,-shihen-serbet-duke-shperndare-arme-ne-veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video, në të cilën sipas tij, shihet duke u bërë shpërndarja e armëve të gjata në veri të Mitrovicës, me të cilat thotë se u sulmua Policia e Kosovës në fund të gushtit e në fillimit të shtatorit, kur Kosova vendosi për pak kohë masë reciprociteti për letërnjoftime.

Gjithashtu në videon e shpërndarë nga Sveçla, dëgjohen edhe të shtënat me armë në një pjesë të veriut të Mitrovicës.

Ai ka reaguar pas fjalimit të presidentit Aleksandar Vuçiq të mbajtur të martën në parlamentin e Serbisë, ku tha se në veri ishin të gatshëm shumë serbë të uniformuar për të bërë rezistencë.

Sveçla ka thënë se Vuçiqi ka pranuar për herë të parë ekzistencën e grupeve të uniformuara.

“Për herë të parë u shfaqen fytyra, me uniforma të reja po të vjetra, që kërkojnë të mbrojnë veriun e Kosovës dhe Metohisë nga agresorët, nga ata të cilët do të dëbonin banorët serbë nga Kosova. Dhe kjo ju flet mjaftueshëm mbi situatën e krijuar, në të cilën ndodhemi e ballafaqohemi. Po ashtu ta dini se kur ka djem të nacionalitet serb, pa armë u shfaqen, por njerëzit i njohën, i gjithë populli, të gjitha gratë në zonat urbane zbriten për t’u thënë ‘mirë se erdhe liri’”, ka thënë Vuçiqi.

Në mbishkrimin e videos, Sveçla ka shkruar “Deklarimet dhe veprimet e Serbisë të cilat na i kujtojnë fundvitet ‘80 dhe të ’90 të shekullit të kaluar”.

 

Related posts

Ministri gjerman i ekonomisë: Evropa paguan çmimin për varësinë e Gjermanisë nga gazi rus

admin

Zjarret përfshijnë Kanadanë, 700 vatra aktive në vend

rezart morina

Borrell dhe kryediplomati i Iranit diskutojnë mbi zhvillimet rajonale

rezart morina