Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka shkarkuar 6 zyrtarë të kësaj ministrie në mesin e të cilëve edhe Riza Alshiqin.
Alshiq, dyshohet se ka shfrytëzuar pronën e Qeverisë për të hapur parking privat.
“Referuar rastit të keqpërdorimit të detyrës nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi, për përfitimet e biznesit të tij “Rent a car” në dëm të aseteve shtetërore, përveç inicimit të rastit për hetime në Policinë e Kosovës, i njëjti bashkë me 5 zyrtarë të të njejtit departament sot janë pezulluar nga detyra”, ka shkruar Sveçla.
Ministri ka thënë se do të vazhdojnë qëkeqpërdoruesit të ballafaqohe me drejtësi.