RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Xhaçka: Kroacia mbështetëse e parezervë për integrimin e Shqipërisë në BE

xhacka:-kroacia-mbeshtetese-e-parezerve-per-integrimin-e-shqiperise-ne-be

Gjatë takimit të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, dhe homologut të saj kroat, Gordan Gërliq-Radman, u diskutua edhe për trendin rritës të shkëmbimeve tregtare.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot në një takim ministrin e jashtëm të Kroacisë Gordan Gërliq-Radman.

Në deklaratën e përbashkët për mediet, Xhaçka u shpreh se gjatë këtij takimi kishin mundësinë e diskutimit nga afër se si mund të zgjerojnë e thellojnë më tej marrëdhëniet mes vendeve, qoftë për sa i përket bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Kroaci, qoftë për sa i përket atij rajonal a ndërkombëtar.

Ndër të tjerash, Xhaçka uroi homologun e saj për të arriturat e shtetit kroat në Eurozonë dhe Schengen.

“Si fillim pata kënaqësinë ta uroj kolegun Radman, për dy arritje të rëndësishme të Kroacisë gjatë këtij viti, siç ishin hyrja në Eurozonë dhe në Schengen. Ajo çfarë Kroacia ka arritur në vetëm një dekadë pas anëtarësimit në BE, jo thjesht na gëzon si fqinjë të mirë, por na inkurajon dhe na bën optimistë që puna dhe përpjekjet për kryerjen e reformave dhe arritjen e standardeve, shpërblehen”,- tha Xhaçka.

Po ashtu, Xhaçka vuri theksin te bashkëpunimi mes dy vendeve për sa i takon procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ecuria e Kroacisë në procesin e integrimit evropian, suksesi i saj, natyrshëm bën që çështjet e bashkëpunimit në fushën e integrimit të jenë në fokus të agjendës dypalëshe. Edhe sot, ne patëm rastin të bisedojmë gjerësisht për procesin e integrimit në BE dhe për ndihmën e këshillat që Kroacia mund të japë në këtë proces. Kolegu Radman më siguroi që Kroacia do të vazhdojë të jetë mbështetëse e parezervë e procesit tonë të integrimit në BE, jo vetëm politikisht, por edhe me ekspertizë teknike konkrete”, tha ajo.

Në deklaratën e saj për media, Xhaçka gjithashtu vlerësoi edhe bashkëpunimin ekonomik mes Kroacisë dhe Shqipërisë.

“Për sa i përket bashkëpunimit konkret, ndërkohë që vlerësuam trendin rritës të shkëmbimeve ndamë mendimin që duhet të punojmë më shumë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin tonë ekonomik dhe tregtar. Për këtë arsye, sugjeruam mbajtjen e takimit të 6-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe të një Forumi Biznesi, në gjysmën e dytë të këtij viti mundësisht”, tha Xhaçka.

Diçka tjetër që është shumë me rëndësi sipas ministres Xhaçka sa i përket zhvillimet gjeopolitike në Evropë, Kroacia dhe Shqipëria ndajnë qëndrime të njëjta lidhur me agresionin rus në Ukrainë.

Related posts

Stoltenberg: NATO parashikon një ofensivë të madhe ruse në Ukrainë në pranverë

admin

Zv/ministri i Jashtëm i Kosovës, Ahmeti: Asociacioni nuk është parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës

admin

“Mbi 5.000 ushtarë izraelitë të plagosur që nga 7 tetori”

rezart morina