RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Sulmi ndaj policëve, sulm për rendin e Republikës

svecla:-sulmi-ndaj-policeve,-sulm-per-rendin-e-republikes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka quajtur të patolerueshëm sulmin ndaj dy policëve të cilët mëngjesin e së dielës mbetën të plagosur.

Sveçla, përmes një shënimi në Facebook, lidhur me përleshjen e Nuredin Lushtakut me dy policë, ka thënë se ky është sulm jo vetëm ndaj zyrtarëve policorë por edhe ndaj rendit të Republikës.

“Sot publiku i gjerë në Kosovë ishte dëshmitar i një sulmi të paprovokuar dhe të rëndë ndaj institucionit të Policisë. Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Teksa i ka uruar shërim dy të plagosurve, ministri Sveçla ka theksuar se posa të kthehet nga Brukseli ku edhe po qëndron për vizitë zyrtare, do t’i vizitojë të lënduarit.

“Mbes i bindur se nuk ka asgjë që mund t’i zmbraps ata dhe kolegët e tyre nga misioni që ia jep detyra e vullneti”, shtoi ai.

Po ashtu, ai ka shtuar se pret nga organet e rendit që të marrin masa.

“Unë, por dhe të gjithë qytetarët presim që organet e drejtësisë të marrim masa, sipas ligjeve në fuqi dhe paekuivoke për sulmuesit”, potencoi ministri.

Ndryshe, avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Qerkini, e ka konfirmuar se klienti i tij, ish-gjenerali Lushtaku, është liruar nga stacioni policor pas intervistimit për dyshimet se mund të ishte i përfshirë në plagosjen të dy policëve të Kosovës./

Related posts

Presidenti Biden do të marrë emërimin e partisë përmes një votimi virtual përpara kuvendit

admin

Ndërmarrja “Trepça”, njofton se ka larguar nga puna edhe një minator

RTI

Turkja e diplomuar në dy universitete bëhet shembull për gratë me suksesin e saj në blegtori

admin