RTV AHIRETI
ArtikujLajmeLajmetRajon dhe Botë

Turkja e diplomuar në dy universitete bëhet shembull për gratë me suksesin e saj në blegtori

turkja-e-diplomuar-ne-dy-universitete-behet-shembull-per-grate-me-suksesin-e-saj-ne-blegtori

27-vjeçarja Derya Taşar, e cila u diplomua në dy universitete në Yuksekova të Türkiye-s dhe vazhdon shkollimin në universitetin e tretë, jep shembull për gratë e tjera me suksesin e saj në blegtori, të cilin e filloi me mbështetje granti.

Taşar, e cila jeton në fshatin Kamışlı, filloi të punojë si sociologe në Shoqatën e Grave të Yuksekova-s pasi u diplomua në fakultetin e Shërbimeve Sociale në Universitetin Anadolu në vitin 2017 dhe nga Universiteti Bingöl në degën e Sociologjisë.

Duke marrë pjesë në projektet e përgjegjësisë sociale për gratë dhe fëmijët me anëtarët e shoqatës, sipërmarrësja e re vendosi të merret me blegtori për të prodhuar dhe inkurajuar gratë në sipërmarrje.

Taşar, e cila ka aplikuar për “Projektin e Zhvillimit të Blegtorisë” të iniciuar nga Administrata e Posaçme Provinciale para dy vitesh dhe ka marrë mbështetje për 20 bagëti të imta, ka filluar të merret me blegtorinë, me të cilën mirëmbahet edhe familja e saj.

Taşar vitin e kaluar njëkohësisht u regjistrua në Departamentin e Zhvillimit të Fëmijëve në Universitetin e Stambollit, i cili ofron arsim në distancë, për të vazhduar shkollimin e saj, ndërkohë që e ka rritur në 45 numrin e kafshëve për të cilat kujdeset.

Me vendosmërinë dhe aspektin e saj sipërmarrës, ajo ka dhënë shembull për gratë tjera që duan të fillojnë apo zhvillojnë një biznes. Falë saj, dhjetë gra në fshat filluan të merren me blegtori duke përfituar nga i njëjti projekt.

Taşar, e cila mjel dhe qeth kafshët që kullosin në pllajën Cevizli në rajonin e Dağlıca, pasi kthehet nga puna përgatitet për provimet e departamentit ku ajo ndjek studimet nga distanca.

“U bë guxim dhe shpresë për gratë”

Taşar për Anadolu Agency (AA) tha se iu drejtua blegtorisë pasi mori pjesë në aktivitete në kuadër të shoqatës dhe Kooperativës së Grave për Zhvillimin Bujqësor Demeter.

Duke shpjeguar se numrin prej 20 deleve që ka marrë nga kooperativa e ka rritur në 45 me mbështetjen e granteve, Taşar tha: “Kam një jetë të ngarkuar. Jam e interesuar si për punën bashkëpunuese ashtu edhe për kafshët. Qëllimi im këtu ishte të tregoja se blegtoria nuk është vetëm për burrat. Pas kësaj mbështetjeje, dhjetë gra të tjera në fshat përfituan nga granti. Kjo punë u bë një inkurajim dhe shpresë për ta. Ne vijmë në Rrafshnaltën Cevizli për të mjelur delet dhe për t’u qethur leshin. Ne u ndihmojmë edhe burrave me aq sa mundemi”.

Duke treguar se djathin, gjalpin dhe kosin që prodhojnë nga qumështi që prodhojnë e shesin brenda kooperativës, Taşar tha: “Babai im nuk e dinte që unë kisha aplikuar për projektin. Kur do të shkonte në punë në mëngjes, më tha se do të shiste makinën dhe do të blinte dele. I tregova për projektin dhe i kërkova të priste. Emri im u zgjodh në rezultatet që u shpallën në mbrëmje. Babai erdhi me atë gëzim, dhe nuk e shiti as makinën”.

Nergiz Taşar, nënë e katër fëmijëve dhe e afërm e Derya-s, tha: “Vendosa të hyj në këtë biznes pasi Derya mori mbështetje. Bleva 20 kafshë. 10 persona tjerë me mua përfituan nga kjo mbështetje. Vijmë në pllajë dhe mjelim kafshët tona. Nga qumështi bëjmë djathë dhe gjalpë. Qumështin e mbetur e shesim. Do të doja që gratë e tjera t’i drejtoheshin kësaj lloj pune. Ne kontribuojmë në prodhim. Nuk e kam të vështirë sepse më pëlqen ta bëj këtë punë”.

Related posts

Përkundër zhvillimeve, krerët institucionalë shihen të relaksuar në ballkonin e Qeverisë

rezart morina

Nëna dhe 3 fëmijët dyshohen se u vetëmbytën në Bunë për shkak të dhunës, arrestohet burri

rezart morina

Termocentrali i vetëm i Gazës ndërpret funksionimin për shkak të mungesës së karburantit

admin