RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla tregon si u rrëmbyen policët në veri

svecla-tregon-si-u-rrembyen-policet-ne-veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një video-xhirimi ka treguar se si janë rrëmbyer tre policët afër kufirit me Serbinë, raporton teve1.info

Përmes një cicërime në Twitter, Sveçla ka shkruar se kidnapimi i tyre u bë me urdhër të Vuçiqit.

Ndërsa, ka kërkuar lirimin e tre policëve të Kosovës.

“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale.

Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e 🇽🇰. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Sveçla.

Related posts

Kurti dhe Sekretari amerikan Blinken bisedojnë për intensifikimin e dialogut me Serbinë, me epilog njohjen reciproke

admin

Pesë migrantë mbyten në ujërat e Puerto Rikos

admin

Bislimi: Projektligji për Medie përafron legjislacionin tonë me atë të BE-së

Muhamet Ramadani