RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Xhandarmëria do të forcojë kufijtë dhe reagimin ndaj kërcënimeve, grupi punues po analizon modelin e funksionimit

svecla:-xhandarmeria-do-te-forcoje-kufijte-dhe-reagimin-ndaj-kercenimeve,-grupi-punues-po-analizon-modelin-e-funksionimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje se si do të funksionojë xhandarmëria, të cilën Qeveria e Kosovës e përmendi ditë më parë si një mekanizëm të ri sigurie.

Sveçla bëri të ditur se tashmë është themeluar grupi punues për analizimin dhe propozimin e modaliteteve për krijimin e xhandarmërisë, me qëllim forcimin e vijës kufitare, mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe reagimin e shpejtë ndaj kërcënimeve të nivelit të lartë.

Sipas tij, grupi punues po analizon aspektet ligjore, financiare dhe operacionale për themelimin e xhandarmërisë si agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një ligji të veçantë.

Ai theksoi se funksionalizimi i xhandarmërisë do t’i mundësojë Policisë së Kosovës të fokusohet më shumë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe hetimin e krimit, sigurinë në komunikacion dhe detyrat tjera policore.

Sveçla shtoi se grupi punues ka për detyrë të propozojë mënyrën e rekrutimit të pjesëtarëve të xhandarmërisë, si dhe të shqyrtojë praktikat ndërkombëtare të krijimit të forcave të ngjashme, me theks të veçantë te vendet anëtare të NATO-s.

Related posts

Izraeli thotë se ‘rreth 100,000’ do të evakuohen nga Rafahu lindor

Muhamet Ramadani

Nëntë të vdekur vitin e kaluar në vend të punës, vetëm 31 inspektorë në tërë Kosovën

admin

Kosovë, qëllohet për vdekje me armë zjarri një person. Policia në kërkim të autorit

admin