RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tajvani i kundërpërgjigjet Kinës me stërvitje ushtarake

tajvani-i-kunderpergjigjet-kines-me-stervitje-ushtarake

Ushtria e Tajvanit ka mbajtur stërvitje me tanke, automjete të blinduara dhe Humvee në pjesën veriore të ishullit. Dhjetëra ushtarakë dëshmuan aftësitë dhe gatishmërinë e pajisjeve të tyre teksa mjetet ushtarake dilnin në rrugë.

Ushtarët kanë montuar gjithashtu një Humvee me një raketë të mbrojtjes ajrore gjatë stërvitjeve. Ushtrimet janë mbajtur teksa Kina vazhdon ato që ka theksuar se janë “patrulla të gatishmërisë luftarake” në Ngushticën e Tajvanit. Ajo ka filluar dërgimin e anijeve luftarake dhe dhjetëra avionëve luftarakë drejt Tajvanit në hakmarrje për takimin mes kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy, dhe presidentit tajvanasez.

Pekini ishullin e vetëqeverisur e cilëson si territor të Kinës. Ministria e Mbrojtjes në Tajvan ka deklaruar se veprimet e Kinës jo vetëm se cenojnë paqen dhe stabilitetin, por kanë ndikim negativ në sigurinë rajonale. Tajvani është ndarë nga Kina pas luftës civile të vitit 1949. Partia Komuniste në Kinë ka deklaruar se ishulli është i obliguar t’i bashkohet territorit kinez, nëse është e nevojshme edhe me forcë. /koha

Related posts

“NATO nuk do t’ju shpëtojë”, Rusia kërcënon Letoninë dhe e akuzon se po ndihmon Ukrainën me sulme kundër saj

admin

Brigadat Qassam thonë se sulmuan Tel Avivin; Izraeli vendos Kupolën e Hekurt për të kapur raketa

Muhamet Ramadani

Kim Jong Un: Gati forca bërthamore për të lu’ftuar me SHBA-në e aleatët

Muhamet Ramadani