Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar në New York me homologun nga Turqia, Hakan Fidan, transmeton Anadolu.
Takimi është zhvilluar në Shtëpinë Turke (Turkevi), një rrokaqiell përballë selisë së OKB-së në të cilin gjendet konsullata e vendit dhe përfaqësia pranë OKB-së.
Dy ministrat kanë udhëtuar në New York në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.