RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rama propozon që për veturën e parë, banorët e kryeqytetit të mos e paguajnë “Prishtina Parking”

rama-propozon-qe-per-veturen-e-pare,-banoret-e-kryeqytetit-te-mos-e-paguajne-“prishtina-parking”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se bashkë me kryeshefin e “Prishtina Parking”, do t’i propozojnë kuvendin komunal largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident të kryeqytetit.

Ai tha se mundësitë financiare lejojnë këtë ndryshim dhe nuk cënojnë investimet si dhe rregullorja tashmë është e gatshme për votim në Kuvend Komunal.

“Të gjitha shërbimet komunale po përmirësohen në të mirë të qytetarit. Me planifikimin preciz si dhe goditjen e keqpërdorimeve që e kemi bërë së bashku me Prishtina Parking është përmirësuar shërbimi ndaj qytetarëve, performanca e ndërmarrjes, kushtet e punës për punonjësit si dhe janë rritur kursimet. Sot Prishtina Parking nuk i realizon shërbimet e terrenit përmes nënkontraktorëve të shtrenjtë por me mjete dhe automjete të saja. Me blerjen e automjeteve dhe pajisjeve tjera të terrenit ka arritur që t’i kursej rreth 1 milion euro për periudhën 2023-2025.

Këto kursime kanë krijuar mundësinë që së bashku me Sokol Havolli, kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike të Kryeqytetit, të i propozojmë Kuvendit Komunal edhe largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident, sepse mundësitë financiare lejojnë këtë ndryshim dhe nuk cenojnë investimet. Rregullorja tashmë është e gatshme për votim në Kuvend Komunal”, ka thënë ai.

Tutja Rama ka thënë se “ jemi shumë të kënaqur që për një kohë të shkurtë kemi arritur të kthejmë konceptin nga një ndërmarrje e kundërshtuar në një ndërmarrje të kërkuar nga lagjet. Kemi ende punë, përmirësime dhe investime për të realizuar me Prishtina Parking”.

Related posts

Kosova bëhet me Qendër Shtetërore Kibernetike

RTI

Haxhiu njofton se kamerat e sigurisë janë vendosur edhe në vilën e Radoiçiqit

rezart morina

‘Vdekje për shqiptarët”, grafite antishqiptare në fshatin Vaksincë të komunës së Likovës

rezart morina