Të mërkurën me datë 5 qershor 2024, pritet të mbahet takimi i Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ku do të merr pjesë edhe Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani.
Temat që do të diskutohen në këtë takim janë: Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve, sfidat e Komunave në qeverisjen lokale.
Të tjera detaje nuk u dhanë.
The post Takimi i presidentës Osmani me kryetarët e komunave të Kosovës first appeared on Radio Televizioni Iliria.