RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Takimi për Sirinë do të mbahet në Moskë më 15-16 mars

takimi-per-sirine-do-te-mbahet-ne-moske-me-15-16-mars

Në datat 15-16 mars në Moskë do të mbahet takimi për Sirinë në nivel zëvendësministrash të Jashtëm midis Turqisë, Rusisë, regjimit të Asadit dhe Iranit, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime diplomatike, është caktuar data e takimit që do të mbahet në Moskë mes Turqisë, Rusisë, regjimit të Asadit dhe Iranit. Në takimin që do të mbahet më 15-16 mars delegacionin turk do ta kryesojë zëvendësministri i Jashtëm, Burak Akçapar.

Në takim do të marrin pjesë përfaqësuesi special i presidentit rus, Vladimir Putin për Lindjen e Mesme dhe vendet afrikane, Mikhail Bogdanov, që përfaqëson Rusinë, Ali Asgar Haji, Këshilltar për Çështjet Politike i ministrit të Punëve të Jashtme, që përfaqëson Iranin dhe zëvendësministri i Jashtëm, Aymen Susan, që përfaqëson regjimin e Asadit.

Related posts

Erdoğan, vizitat e tij të para pas rizgjedhjes do t’i zhvillojë në Qipron Turke dhe Azerbajxhan

rezart morina

Gjermania nis drejt Ukrainës ndihma në vlerë të 11 milionë eurove

admin

Reagon vëllai i Donjeta Pajazitajt

admin