RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli paralajmëron qytetarët të mos udhëtojnë jashtë vendit për shkak të “rrezikut të sulmeve terroriste”

izraeli-paralajmeron-qytetaret-te-mos-udhetojne-jashte-vendit-per-shkak-te-“rrezikut-te-sulmeve-terroriste”

Autoritetet izraelite paralajmëruan qytetarët që të mos udhëtojnë jashtë vendit gjatë festave të ardhshme hebreje, duke përmendur rrezikun e sulmeve të mundshme nga Irani dhe grupi terrorist DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në dy vitet e fundit, Irani dhe bashkëpunëtorët e tij kanë rritur aktivitetet e tyre jashtë vendit me synimin për të dëmtuar izraelitët”, theksohet në njoftimin e departamentit këshillëdhënës për luftë kundër terrorizmit të zyrës së kabinetit izraelit.

Përpjekjet e shumta iraniane “për të dëmtuar izraelitët në vende të tjera” u penguan në vitin 2021 dhe 2022, thuhet më tej në njoftim.

Me pushimet që do të nisin këtë javë dhe do të zgjasin deri në mes të tetorit, agjencia paralajmëroi se Teherani do të vazhdojë të sulmojë “objektivat izraelite në mbarë botën, si në vendet afër Iranit ashtu edhe në vendet në Perëndim dhe Evropë”.

Njoftimi gjithashtu përmendi një kërcënim për sulme nga DEASH-i dhe grupe tjera terroriste.

Megjithatë, nuk përmendi asnjë shtet që qytetarët izraelitë duhet të shmangin në mënyrë specifike.

Tel Avivi ka shprehur vazhdimisht frikën e hakmarrjes për vdekjet e iranianëve për të cilët Teherani fajëson Izraelin.

Këtë qershor, zyrtarët izraelitë thanë se inteligjenca turke i ndihmoi ata të prishnin një komplot iranian për të sulmuar objektivat izraelitë në Turqi. /aa

Related posts

Ushtria izraelite bombardon zonat në Rafah, Khan Younis dhe Gaza qendrore

admin6

E drejta ndërkombëtare humanitare duhet të zbatohet për të gjithë, thotë ministri i jashtëm saudit

rezart morina

Daçiç në Moskë deklarata kundër Kosovës: Falënderues Rusisë për përpjekjet kundër pavarësisë së Prishtinës

admin