RTV AHIRETI
Lajme

Taravari shkarkon edhe drejtoreshën e Toksikologjisë, Besija Iljazin

taravari-shkarkon-edhe-drejtoreshen-e-toksikologjise,-besija-iljazin

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari e përmbushi premtimin që dha dje. Ai sot ka nënshkruar vendimet për shkarkimin e disa drejtorëve ekonomikë të Klinikave të Shkupit, ndër të cilëve edhe Besija Iljazin, ushtrues detyre e drejtorit ekonomik të Klinikës së Toksikologjisë.

Pas përfundimit të procedurave administrative në shërbimin juridik, përveç Iljazit, janë shkarkuar edhe drejtorët ekonomikë të Klinikave për Dermatologji, Mjekësi Fizike, Stomatologji, Klinikë Psikiatrike, Endokrinologji, Neurologji dhe Kirurgji Maksilofaciale.

Taravari dje tha se do të fillojë me shkarkimin e drejtorëve ekonomikë, të cilëve u ka skaduar mandati dhe se procedura do të vazhdojë edhe për të tjerët që kryejnë këtë funksion, por pasi të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore.

Taravari tha se pret që pas dy muajsh të mos ketë më drejtorë ekonomikë./Telegrafi/

The post Taravari shkarkon edhe drejtoreshën e Toksikologjisë, Besija Iljazin first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

“Kanali i thatë”/ Një korridor i ri ekonomik planifikohet të lidhë Turqinë me Gjirin përmes Irakut

admin

Hagë, protestuesit thirrje që t’i jepet fund “gjenocidit të Izraelit në Gaza”

admin6

SHBA dhe Filipinet zhvillojnë stërvitje të përbashkëta në Detin e Kinës Jugore

admin