RTV AHIRETI
Lajme

Task Forcë e përbashkët Shqipëri-Britani-Kosovë në luftën kundër krimit të organizuar

task-force-e-perbashket-shqiperi-britani-kosove-ne-luften-kunder-krimit-te-organizuar

Në Tiranë u mbajt takimi i radhës tripalësh, i Komitetit Mbikëqyrës të Task Forcës së përbashkët mes Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Kosovës, kundër migracionit të parregullt dhe bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Në të morën pjesë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ministri Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, si dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese nga Republika e Kosovës, nga Britania e Madhe dhe Shqipëria.

“Shqipëria dhe Britania e Madhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe punojnë çdo ditë së bashku për të arritur objektivat e përbashkëta me synimin promovimin dhe mbrojtjen e sigurisë për qytetarët tanë. Kjo dëshmohet më së miri me uljen e dukshme përtej çdo parashikimi të numrit të emigrantëve të paligjshëm që kanë mbërritur në Britani, nga Shqipëria, por po ashtu edhe në punën tonë të përbashkët për të luftuar krimin e organizuar në të gjitha format e tij”, tha ministri i Brendshëm shqiptar.

Rezultate mund të thellohen me rritjen e bashkëpunimit, përfshirë Kosovën, duke krijuar një mundësi tri-laterale bashkëpunimi, me qëllimin për ta zgjeruar edhe me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, nënvizoi Balla.

“Prania dhe angazhimi personal i Ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, z. Sveçla, në këto takime të Komitetit të Përbashkët të Mbikëqyrjes, është një mesazh shumë domethënës për vijimin e intensifikimit të bashkëpunimit brenda nesh për të luftuar fenomene për të cilat ne e dimë fare mirë që nuk njohin fare kufij, qoftë këtu krimi i organizuar apo migracioni i paligjshëm. Rezultate e arritura deri më tani janë mbresëlënëse, por përsëri na duhet të punojmë sa i përket mesazheve që lidhen me inkurajimin e migracionit të ligjshëm dhe dekurajimin e plotë të abuzimit me sistemin e azilit dhe çdo lloj përpjekjeje për të justifikuar kërkesat për azil”, theksoi Balla. /Telegrafi/

The post Task Forcë e përbashkët Shqipëri-Britani-Kosovë në luftën kundër krimit të organizuar first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Parregullsitë në proces, anulohet konkursi për rreshter në Policinë e Kosovës

RTI

Emigrantët nga Eritrea protestojnë në Izrael, policia përdori municion të vërtetë

admin

Rusia: Ukraina sulmoi me 53 dronë territorin tonë

rezart morina