Një recetë e shijshme, e pasur në vlera ushqyese
Nevojiten:
2 kg mish pule,
1 kg qepë të kuqe,
4-5 thelpinj hudhre,
350 g karota,
300 g speca të grirë të pjekur,
1,5 l lëng të dendur domateje,
4 dl ajkë të ëmbël,
1 dl vaj kungulli,
5-6 lugë mëlmesa të thata,
2 lugë spec të ëmbël të bluar,
2 lugë koncentrat domateje,
një lugë spec djegës të bluar,
një lugë majdanozi të grirë imët.
Përgatitja:
Mishin e pulës ndajeni nga kockat dhe lëkura, por mos i hidhni poshtë, do t’ju nevojiten më vonë.
Kockat qitni në një litër ujë dhe zieni mirë (qitni kripë kur të vlojnë), derisa lëngu i mishit të mos marrë ngjyrë të verdhemët.
Kullojeni dhe lëreni anash.
Lëkurën dhe yndyrën fërgojeni derisa të lëshojnë gjithë lëngun, shtypni mirë dhe në yndyrë shtoni vajin e kungullit.
Në vaj qitni qepën e kuqe të grirë dhe karotën, përzieni dhe ngadalë fërgoni derisa qepa të fillojë të shkrihet.
Atëherë shtoni edhe qepën e grirë imët dhe koncentratin e domates. Fërgoni pak, vetëm sa të lëshojë aromë.
Lëreni anash dhe lakojeni lehtë, në mënyrë që yndyra e tepërt të ndahet, mblidheni dhe lëreni për më vonë.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.
The post Tavë me mish pule dhe me speca për të gjitha kohët: Gjellë për sofrat më solemne! appeared first on Telegrafi.