RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të afërmit e pe’ngjeve iz’raelitë bllokojnë rrugët në Tel Aviv me kërkesën për marrëveshje me pa’lestinezët

te-afermit-e-pe’ngjeve-iz’raelite-bllokojne-rruget-ne-tel-aviv-me-kerkesen-per-marreveshje-me-pa’lestinezet

Të afërmit e pengjeve izraelitë bllokuan rrugët në Tel Aviv me kërkesën për arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve me grupet palestineze në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror izraelit KAN, të afërmit e pengjeve izraelitë bllokuan rrugën Namir dhe dy rrugë në Tel Aviv, duke kërkuar një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve. Në protestat e mbajtura në Tel Aviv u ndezën edhe pishtarë.

Gjithashtu, familjet e pengjeve izraelitë bënë thirrje për pjesëmarrje në protesta.

Familjet në postimet e tyre në median sociale theksuan: “Qeveria i ka braktisur ata…Qytetarët izraelitë nuk kanë mundësi t‘i braktisin ata. Nuk ka asgjë më të rëndësishme dhe më urgjente se kthimi i të rrëmbyerve në shtëpitë e tyre. Vetëm një luftë e fortë dhe masive popullore mund t‘i rikthejë ata”.

Ndër të tjera, familjet e pengjeve izraelitë theksuan se protestat do të vazhdojnë.

Related posts

Rezultatet fillestare të votimit tregojnë se Erdogan është shumë përpara rivalit

admin

Finlandë: Nis punën reaktori më i madh bërthamor në Evropë

admin

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit të përfshirë në vrasjen e Triumf Rizës

admin