RTV AHIRETI
Kuzhinë

Akullore shtëpiake me çokollatë dhe mjedra

akullore-shtepiake-me-cokollate-dhe-mjedra

Akulloren mund ta përgatisni edhe pa një makinë të posaçme, duke ndjekur disa hapa të thjeshtë me këta përbërës

Nevojiten:

– 500 g ajkë e ëmbël,
– 100 g krem me shkumë,
– 200 g ajkë e thartë,
– sheqer sipas dëshirës,
– 200 g mjedra,
– 100 g çokollatë qumështi,
– 50 g biskota të bluara.

Përgatitja:

Tundni ajkën e ëmbël, shtoni kremin e tundur dhe ajkën e thartë.

Ndani përgjysmë dhe në njërën gjysmë shtoni lëng mjedre, në tjetrën çokollatën dhe biskotat dhe të gjitha bashkoni.

Qitni në kuti plastike, mbyllni dhe futni në frigorifer ngrirës, transmeton Telegrafi.

The post Akullore shtëpiake me çokollatë dhe mjedra appeared first on Telegrafi.

Related posts

Palëpeta me puding, veçanërisht të parezistueshme

Muhamet Ramadani

‘Nuggets’ pule nga furra: Kafshata të mrekullueshme të cilat nuk harrohen lehtë!

admin

Kërpudha të mbushura kreshmore: Racion interesant, i shijshëm dhe i lehtë!

admin