RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

te-gjitha-rruget-ne-kosove-jane-te-kalueshme

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Në postimin e tij në “Facebook”, Durmishi ka shkruar se kompanitë për pastrimin e borës janë në terren.

“Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit“, thuhet në njoftim.

Related posts

Hovenier për sulmet e NATO-s: Të heqim çfarëdo dyshimi, bota ishte dëshmitare e spastrimit etnik, përdorimi i forcës i domosdoshëm

admin

FOTOLAJM/ Protesta për UÇK-në, familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit ndjekin marshimin live nga Haga

admin

Kosovë, bie bora e parë e sezonit në malet e Sharrit

admin