RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 18 të vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

te-pakten-18-te-vrare-ne-sulmet-e-shba-se-dhe-izraelit-ne-iran

Të paktën 18 persona u vranë, përfshirë dy fëmijë ndërsa 24 të tjerë u plagosën në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit që synonin sot zonat e banimit në veri të Iranit

Mediat iraniane raportuan se të paktën 18 persona u vranë, përfshirë dy fëmijë ndërsa 24 të tjerë u plagosën në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit që synonin sot zonat e banimit në veri të Iranit, transmeton Anadolu.

Agjencia e Lajmeve Fars, duke cituar një zëvendësguvernator të provincës Alborz, tha se sulmet goditën shtëpi dhe strehimore në rajon në mëngjes.

Zyrtari tha se 18 persona u konfirmuan të vdekur, përfshirë dy fëmijë ndërsa 24 të tjerë u plagosën dhe u dërguan në qendra mjekësore për trajtim.

Përshkallëzimet rajonale kanë vazhduar që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën ofensivë kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 persona, përfshirë ish-liderin suprem Ali Khamenei. Autoritetet iraniane nuk e kanë përditësuar numrin e viktimave ditët e fundit.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet globale dhe aviacionin.

Related posts

Një person vdes në aksidentin me 200 vetura në Kinë – VIDEO

admin

Kryeparlamentari iranian akuzon SHBA-në për shkelje të mëdha të armëpushimit pas sulmeve të reja

Irfan Jahiu

Më vdekjeprurësi në Rusi në gati 20 vite! Arrestohen 11 persona pas sulmit me mbi 90 viktima në Moskë, mes tyre 4 terroristët që kryen vrasjet

admin