RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 3 të vrarë në sulmin e SHBA-së dhe Izraelit në jugperëndim të Iranit

te-pakten-3-te-vrare-ne-sulmin-e-shba-se-dhe-izraelit-ne-jugperendim-te-iranit

Sipas një zyrtari iranian, tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur sot herët në një sulm të SHBA-së dhe Izraelit pranë qytetit jugperëndimor iranian Ahvaz, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Valiollah Hayati, zv/guvernator i provincës Khuzestan për çështjet e sigurisë, tha se sulmi kishte në shënjestër një zonë në periferi të Ahvazit.

“Si pasojë e këtij sulmi, tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën”, u tha Hayati gazetarëve.

Ai tha se ekipet e shpëtimit dhe ato mjekësore po punojnë në vendngjarje.

Më herët, Komanda Qendrore e Ushtrisë së SHBA-së (CENTCOM) tha se forcat amerikane kanë nisur sulme shtesë kundër Iranit për të dobësuar më tej aftësinë e tij për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Sulmet erdhën disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar me Iranin për t’i dhënë fund luftës ishte i “përfunduar” dhe se SHBA-ja “me shumë gjasë” do ta godasë përsëri Iranin më vonë të mërkurën.

Related posts

Donald Trump: Marrëveshja me Iranin varet vetëm nga interesat e SHBA-së

admin

Shkodër, hapet ekspozita kushtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës

admin

Kryeministri polak: SHBA-ja premtoi përgjigje ushtarake nëse Rusia shkel armëpushimin

Muhamet Ramadani