RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 47 viktima nga tërmeti që goditi Indonezinë

te-pakten-47-viktima-nga-termeti-qe-goditi-indonezine

Ekipet e shpëtimit në Indonezi po kërkojnë të mbijetuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi të shtunën ishullin Flores, duke shkaktuar të paktën 47 viktima.

Tërmeti me magnitudë 7.7 goditi zonën pak para orës 05:00, sipas Agjencisë Meteorologjike dhe Gjeofizike të Indonezisë. Epiqendra e tij ishte në një thellësi prej rreth 15 kilometrash.

Raportet paraprake tregojnë se qindra ndërtesa janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe dhjetëra lëkundje të tjera që pasuan.

Provinca Manggarai është ndër zonat më të prekura. Sipas të dhënave paraprake, 24 persona kanë humbur jetën atje, ndërsa 17 viktima janë raportuar në provincën Manggarai Lindor. Tre persona kanë vdekur në provincën Sikka, ndërsa nga një viktimë është raportuar në provincat Ngada, Ende dhe Manggarai Perëndimor.

Të paktën dy persona janë plagosur rëndë dhe 11 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Lëkundjet janë ndier edhe në zona më në perëndim, deri në rajonin dhe qytetin Bima.

Ndërkohë, një tjetër tërmet me magnitudë 6.9 është regjistruar në skajin tjetër të Indonezisë, duke rikujtuar rrezikun sizmik të rajonit, pjesë e të ashtuquajturit “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit.

Autoritetet kanë nisur dërgimin e ndihmave në zonat e prekura. Deri tani, në bazat e operacioneve kanë mbërritur rreth 10,500 pako me ndihma. /mesazhi

Related posts

Policia jep detaje për aksionin kundër fajdeve në Gjilan

Muhamet Ramadani

Afganistan, rritet në 176 numri i personave që humbën jetën nga i ftohti

Muhamet Ramadani

Franca e quan “shantazh” kërcënimin e Trumpit për tarifa prej 200 për qind për verërat

Muhamet Ramadani